Agim Aliu vjen e shkon nga puna me veturë private

Ferizaj

Agim Aliu vjen e shkon nga puna me veturë private

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu që nga dita e parë e mandatit të ri, ka dhënë një shembull jo shpesh herë të ndodhur në Komunat e Republikës së Kosovës. Ai me qëllim që të kursehet paraja publike, të ruhet prona publike, gjatë gjithë kësaj periudhe qeverisëse, vjen dhe shkon nga puna me veturën e tij private.

Sipas komunës së Ferizajt, ky shembull është konsoliduar edhe me vendimin e tij të parë për vendosjen e rregullit në përdorimin e veturave zyrtare duke kufizuar maksimalisht mundësitë eventuale të keqpërdorimit të veturave zyrtare, praktikë kjo që është evidentuar në qeverisjen e kaluar.

“Tashmë një standard i ri i krijuar nga i pari i qytetit, Agim Aliu ka krijuar efekt të drejtpërdrejt edhe në planet buxhetore, duke arritur të kursehen mijëra euro shpenzime derivatesh të planifikuara për shpenzimet e përdorimit të veturës zyrtare. Një model i tillë, është tregues se kursimi dhe ruajtja e parasë dhe pronës publike kanë trajtim tjetër nga kjo qeverisje, duke këmbëngulur në ekonomizimin e shpenzimeve dhe mbrojtjen e pronës publike, në rastin konkret përdorimin efiçient të veturave zyrtare”, thuhet në një njoftim të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat