Kryetari Aliu mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së

Ferizaj

Kryetari Aliu mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:19
Agim Aliu dhe togeri Allyson McClain

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, këtë të martë ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e LMT-së, togeren Allyson McClain dhe rreshterin Isaiah Valdez të cilët për një kohë punuan në rajonin e Ferizajt, ndërkaq tashmë kanë përfunduar mandatin.

Me këtë rast Kryetari Aliu i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt.

Ai ka falënderuar grupin për punën e bërë dhe takimet e shumta me qytetarët si dhe projektet te dobishme që janë realizuar.

Nga ana tjetër togerja Allyson McClain bashkë me ushtarët e tjerë shfaqën kënaqësinë që kanë qenë kaq të mirëpritur, kudo që kanë punuar dhe thanë se po largohen nga këtu me kujtimet më të mira.

Në këtë takim morën pjesë edhe ekipa tjetër e LMT-së e cila do të qëndrojë për një kohë në Kosovë në krye me rreshterin Joe Brown dhe rreshteri Mario Wright. Premtuan se bashkëpunimin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat