Urimi i Aliut për 28 Nëntor

Ferizaj

Urimi i Aliut për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:14
Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka uruar festën e 28 Nëntorit, ditën e flamurit kombëtar dhe 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Aliu ka kujtuar se kjo ditë lidhet edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Nëntori, muaji i përndritjes shqiptare, flamurit që ngërthen sakrificën dhe gjakun e derdhur lum për lirinë, heroizmit të mijërave bashkëkombësve, epokës vendimtare të Kryeheroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, ditëlindjes së Kryeheroit Adem Jashari dhe triumfit të lirisë ndaj robërisë nga djemtë e vashat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fanarët e rrugës së përgjakshme të kombit tonë”, ka shkruar Aliu.

“Lavdi e nderim heronjve të kombit! Urime 28 Nëntori - Festa e Kombit Shqiptar”, ka përfunduar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat