Simeone: Askush nuk e kupton futbollin më mirë se Griezmanni

Futboll

Simeone: Askush nuk e kupton futbollin më mirë se Griezmanni

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Griezmanni

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e yllit të skuadrës së tij, Antoine Griezmann, duke thënë se askush nuk e kupton futbollin më mirë si francezi kur ky i fundit është në formë të mirë.

Atletico Madridi do ta presë sonte në shtëpi Monacon për ndeshjen e vlefshme për Grupin A të Ligës së Kampionëve. Barazimi ose fitorja nga kjo ndeshja do ia siguronte madrilenëve kualifikimin nga faza e grupeve.

Për ta arritur rezultatin e kërkuar në këtë ndeshje, Simeone do të mbështetet në aftësinë e Griezmannit për ta kuptuar lojën, për të cilin ai thotë se është më i mirë për ta bërë këtë gjë kur është në formë të mirë.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, për të cilin çdo ekip që dëshiron të bëhet  kampion ka nevojë. Ai e di në mënyrë të përsosur kur një moment është vendimtar dhe ekipi i Francës punon përmes trurit të tij”, ka thënë Simeone për France Football.

“Kur ai është në formë të mirë fizike dhe sportive, askush në botë nuk e kupton dhe interpreton futbollin si ai”.

Griezmann është  një nga 30 futbollistët që janë nominuar për Topin e Artë, pasi që triumfoi me Atletico Madridin në Evropa Ligë, si dhe me Kombëtaren e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Fituesi i këtij çmimi do të bëhet i ditur më 3 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat