Diskutojnë për çështjen e sigurisë

Ferizaj

Diskutojnë për çështjen e sigurisë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:45
Foto

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal Juglindje të KFOR-it, kolonel Antonello Catalano, me të cilin bisedoi për çështjen e sigurisë dhe menaxhimin e situatave të ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen institucionet lokale.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi kolonelin Catalano për gjendjen e sigurisë në Ferizaj si dhe hapat që janë ndërmarrë deri më tani nga qeverisja lokale në këtë drejtim.

Ai theksoi se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme me të gjitha mekanizmat lokalë, dhe koordinimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që qytetarët e Ferizajt të kenë sigurinë e nevojshme për jetën, pronën dhe veprimtarinë e tyre.

Ndërsa, koloneli Antonello Catalano ka shprehur gatishmërinë e tij të ndihmojë Ferizajn në çdo situatë në të cilën kapacitetet lokale janë të limituara për kapërcimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat