Ferizaj pa qendra masazhi

Ferizaj

Ferizaj pa qendra masazhi

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Ilustrim

Inspektorati i Komunës së Ferizaj çdo ditë po shënon rezultate konkrete në kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe qytetarëve ndaj dukurive të dyshimta.

I tillë ishte edhe aksioni i fundit i Inspektoratit Komunal që rezultoi me mbylljen e qendrës së katërt të masazhit në rrugën “Kemajl Hetemi”, njëkohësisht qendra e fundit që operonte në territorin e Ferizajt.

Ky aksion u realizua me asistimin e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësinë e Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me inspektorët sanitar dhe të tregut.

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se ky aksion është në vazhdën e aktivitetit të zgjeruar të këtij institucioni kundër dukurive devijuese. Ai theksoi se për mungesë dokumentacioni për veprimtarinë e ushtruar është mbyllur edhe kjo qendër.

Ndryshe, me mbylljen e kësaj qendre, Ferizaj është ndër të rralla komuna ku në territorin e saj nuk operojnë biznese të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat