Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për grabitje dhe vjedhje

Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për grabitje dhe vjedhje

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V. dhe R.B, të dyshuar për grabitje dhe përkatësisht vjedhje.

Prokuroria ka njoftuar se H.V gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa Gjithashtu,R.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” që po ashtu gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat