Ferizaj, 72 aktakuza për një javë

Ferizaj

Ferizaj, 72 aktakuza për një javë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:30
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë javës së kaluar, ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur 6 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa  për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë 4 kërkesa  për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë 8 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë 6 aktakuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat