‘’Home Alone’’ rikthehet përsëri, Kevin befason me prapësitë e tij!

Filma

‘’Home Alone’’ rikthehet përsëri, Kevin befason me prapësitë e tij!

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:50
Macaulay Culkin

Një nga filmat më të mirë festiv të të gjitha kohërave, është pa dyshim ‘’Home Alone’’.

Por adhuruesit e këtij filmi kanë pasur edhe një arsye më shumë për të festuar këtë vit, pasi aktori i njohur Macaulay Culkin, ka përsëritur rolin e tij të Kevin McCallister.

30 vjet pasi u publikua filmi i parë, aktori luan në një reklamë të Google me temën e filmit “Home Alone” dhe duket e jashtëzakonshme po aq dhe e pabesueshme!

Reklama në fjalë e realizuar për kompaninë gjigante Google, e rikthen Kevinin në rolin e dikurshëm, veshur me rrobat e njëjta sikur atëherë, ndërsa luan në moshë madhore të njëjtat skena që kishte realizuar kur ishte fëmijë.

Ai gjithashtu përdor rrengjet e tij për të ngritur ‘Operacionin Kevin’, për të trembur banditët e bezdisshëm që tentojnë të hynë në shtëpi.

Sapo videoja e reklamës u publikua në rrjetet sociale, Tëitter dhe Youtube uu vërshuan nga miliona komente të fansave të zjarrtë të këtij filmi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat