Aktorët sovjetikë dhe shqiptarë në filmin ”Skenderbeu”

Filma

Aktorët sovjetikë dhe shqiptarë në filmin ”Skenderbeu”

Nga: Skifter Këllici Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:57
Heroi tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

 28 nëntor i vitit 1953… Me rastin ditës së  Shpalljes së Pavarësisë, në Shqipëri shfaqet filmi “Skënderbeu”. Me një sukses së jashtëzakonshëm. Ashtu sic e meritonte. Madje, sic dëshmohet dhe nga të dhëna të reja në artikuj të botuar kohët e fundit në shtypin tonë, shfaqet së pari në qytetin Stalin, për specialistët sovjetikë të naftës dhe gazit dhe familjet e tyre, që punonjë atje. Për më tepër, në praninë e Akaki Horëvës - Skënderbe, ardhur posa$ërisht për këtë qëlim në vendin tonë..

Ve$ të tjerash, në disa artikuj  shkruhet edhe për aktorët shqiptarë, që krahas aktorëve sovjetikë luajnë në këtë film; për  Besa Imamin, në rolin e Donikës, së shoqes së Skënderbeut, Adivie Sharofin, (Alibali), në rolin e motrës së Skënderbeut, për Naim Frashërin, në rolin e Palit  dhe pastaj për aktorë të tjerë shqiptarë- Marie Logoreci, Loro Kova$i, Kadri Roshi, Zef jubani, Lec Shllaku, Ndrekë, Shkjezi, Mihal Stefa, Aleko  Skali, Sokrat Mio, në role  episodike, të cilët i kam përmendur dhe në një shkrim tjetër, botuar ditë më parë në faqet e kësaj gazete. Natyrisht, shkruhet edhe për autorin e  skenarit të filmit Mihail Papava, regjosorin Sergej  Jutjevi$, kompozitoron Svidorov, të tre sovjetikë…Pëërmenden dhe aktorë të tjerë gjithashtu sovjetikë, në role kryesore. Por jo më shumë.

Sot, pas 65 vjetësh jete të këtij filmi, e vetmja dëshmitare e gjallë e “Skënderbeut’’ është aktorja Adivie Alibali, që me rastin e këtyre datave të rëndësshme , u nderua me një dekoratë  nga presidenti i Shqiqërisë, Ilir Meta.

Pas një kohe të kaq të gjatë të historisësë këtij filmi  ta paharruar, ndonëse prej gati 20 vjetësh në Amerikë,  kurreshtja më shtyu të lundroja nëpër internet dhe të qëmtoja për trupën sovjetike, që edhe me mbështetjen të aktorëve tanë të mësipërm dhe të ndihmësregjisorit shqiptar, Viktor Stratoberdha, atëherë ende student në regji filmi në Bashkimin Sovjetik,  arriti  të realizonte këtë film, edhe sot nga më të mëdhenjtë  me temë historike, që ka realizuar, jo vetëm kinematografia sovjetike, por edhe   botërore, dëshmi   e së cilës është $mimi për regjinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar   të Filmit Artistik në Kanë, (Francë), më 1954, që iu dha regjisorit Jutkjevi$.

Po e nis me skenaristin e filmit,  Mihail Papava, (1906-1975).  Më1931 mbaron studimet për histori-filologji në universitetin “Lomonosov” të Mosës dhe më 1938  Institutin Kinematografik  “Gerasimov”, po në Moskë. Që atë vit  nis punën si skenarist në Kinostudion “Mosfilm”.

Eshtë autor   shumë skenarëve të filmave artistikë, ndër të cilët “Akademiku Pavllov”, (1949), ”Larg Moskës”, (1950), “Kashtanka”, (1952) dhe një vit më pas, autor i skenarit të  filmit “Lufëtari i madh shqiptar- Skënderbeu”, ( titull në versionin sovjetik), që e bëri shumë të njohur në Bashkimin  Sovjetik.

Në artikuj të kohëve tëfundit, mbështetur në kujtimet e historianit të shquar Aleks Buda, nipi  i tij,  Marin Haxhimihali, vë në dukje se idenë për të realizuar një film për Skënderbeun e kishte dhënë Enver hoxha gjatë  vizitës së tij të dytë në Bashkimin Sovjetik, më 1949, ku ishte takuar me Stalinin. Kjo ide u u sendërtua në fillim të viteve 1950 dhe kështu, skenaristi Papava, i shoqëruar ng historian  Buda, bëri dy herë udhëtime në vise të Shqiqërisë, ku Skënderbeu me trimat e tij  kishte luftuar kundër pushtuesve omanë, duke përfshirë edhe   Krujën.  Dhe mbeti i mahnitur nga gjith$ka, nga   Kruja, kostumet popullore, natyra shqiptare …

Kur pas disa vërejtjesh nga historianët shqiptarë, skenari I Papvës mori  formën  pëfundimtare, Sergej Jutkjevi$i, i ngarkuar për regjinë, në  fillim të marsit mars të vitit 1953 nisi  xhirimet e filmit, një pjesë e të cilave u bënë edhe në Shqiqëri dhe pjesa tjetër në  Krime dhe në në studiot e  “Mosfilmit”, në Moskë.

Jukjevi$i , (1904-1985), është nga regjisorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë sovjetike, laureat  i $mimit “Stalin”, (1941,1947) dhe I  disa  cmimeve të tjera të larta shtetërore më 1967 dhe 1983. Autor i 25 filmave artistikë, ndër të cilët “Minatorët, (1937), “Njeriu me pushkë”, (1938),”Jakov Zverdlov”, (1940), që e bëë shumë të njohur, atij I besohet  regjia e filmit “Skënderbeu”. Dhe Jutkjevi$i e justifikon këtë besim, duke fituar, si$ përmenda dhe mësipër,  $mimin e madh për rëgjinë më të mirë në Festivalin  Ndërkombëtar të  Kanës, (1954).

Që është  nga regjisorët më të mirë në botë, Jutkjevi$i e dëshmon  përdsëri në Festivalin e Kanës, kur dy vite më pas, më 1955, fiton  sërishmi cmimin e madh për regji,  me filmin “Otello”, bazuar në tragjedinë e dramaturgt të madh, Shekspir.

Deri vonë në emisionin  “muzikë filmash” të Radio Tiranës, herë pas here  transmetoheshin fragmente të filmit “Skëndërbeu”, të kompozitorit të shquar sovjetik Georgij Sviridov, (1915-1998), diplomuar në vitet 1936-41 në   Konservatorin  e Lenigradit, laureat i $mimit “Stalin” i (1946), i $mimit “Lenin”, (1960) dhe $mimesh të tjera shtetërore, i njohur ve$aërisht edhe në botë për ilustrimin muzikor të disa tregimeve të Pushkinit dhe suitës “Përpara, përpara”, dhe   cilësuar nga kritika muzikore botërore si përfaqësues i madh i neoromantizmit.

Të krijojnë emocionë të ralla pasazhet muzikore dramatike të betejave të luftëtareve shqiptarë kundër  pushtuesve osmanë, krimet  e tyre barbare ndaj grave dhe fëmijëve  të pambrojtur, të përshkruara me tinguj  të fuqishëm tragjikë, por edhe motive lirike, sidomos në fund të filmit, kur në ekran  shihet një luftëtar i verbër,  që këndon një këngë prekëse, kompozuar nga  #esk Zadeja,  melodia e së cilës  pas takimit të tij me Skënderbeun, shpërthen edhe më më shumë emocione nën tingujt e orkestrës sinfonike. 

Sigurisht që mishërim i  filmit “Skënderbeu”, aktori  madh gjeorgjian,  Akaki Horava, (1895-1972), në rolin e Skënderbeut , qe zgjedhje  shumë  e goditur e Jukjevi$it. Diplomuar në vitet 1923-24 në një shkollë të artit dramatik në Tbilisi, pasi luan role   në teatro gjeorgjiane, drejton  më pas punën pedagogjike në Institutin “Rustaveli” të Tbilisit,  për t’u bërë pastaj në  drejtor i tij .

 Kulmin artistik  si aktor e arrin në vitin 1942, në filmin “Georgi  Sakadze”, hero  madh kombëtar i   Gjeorgjisë , ( 1526-1629), që u pëlqye shumë edhe nga  Stalini. Në vitin 1949 këtë film , madje disa herë, e kam parë dhe unë së bashku me bashkëmoshatarë të mi të vegjël. Dhe, $uditërisht ai na krijoi atëherë  përfytyrimin e Gjergj Kastriotit tonë, që e kishim njohur kryesisht  nga portrete në pikturë ose skulpturë; pra, jo vetëm nga emri, por edhe nga pamja e jashtme. 

Dhe ja, në fillim të vitit 1953, ndonëse në atë kohë drejtonte ende Teatrin “Rustaveli’, Horava  thirret  me ngut  nga Jutkjevi$i   dhe i besohet  roli i  Skënderbeut,  të cilin e pranon me  shumë dëshirë. Dhe arrin të krijojë virtuozisht një Gjergj Sakadze, por krejtësisht shqiptar.

Gjeorgjiane si Horava ishte dhe aktorja Veriko Anxhaparidze, (1897-1997). Pasi  fillon  studimet e larta për teatër në Moskë, më 1917, i pëfundon ato  më 1920 në Tbilisi. Luan shumë role në skenat teatrore , bëhet edhe regjisore e shumë dramave,  një nga të cilat është dhe drama njohur “Don Karlos”, e dramaturgt të madh gjërman, Shiler. Më 1925 nis e luan me sukses edhe në filma. Dhe më 1942, ndodhet përkrah Horavës në filmin “Gjergj Sakadze” që përmendëm më sipër, në rolin e Rusidanit, gruas së Gjergjit, cilësuar si një nga rolet e rëndësishme të gruas në filmat sovjetikë.

 Dhe ja, më 1953 ajo është përsëri përkrah Horavës, por këtë radhë në filmin “Skëndërbeu”, në rolin e Dafinës. Dhe me një intrpretim të shkëlqyer,  si të ishte shqiptare.

Në filmin ”Skënderbeu” në role kryesore dhe episodike luajnë dhe aktorë të tjerë të njohur sovjetikë: Semjon Sokolovski, në rolin e Hamza Kastriotit, Oleg Zhakovi, në rolin e Tanush Topisë, Nikollaj Tomofejevi, në rolin e poetit italian, Vagram Papazjani,  në rolin 

e sulltan  Muratit të Dytë, Nodar Shushiku, në rolin e të birit të sulltanit, Georgij  #ernovalenko, në rolin e Marashit…

Dhe ngjarjet që marrin jetë në interpretimin  e aktorëve të mësiërm sovjetiko-shqiptaë, edhe në sfondin e natyrës së mahnitshme shqiptare, përjetësohen në film nga operatori i njohur Eugen Andrikanis.

 Ndonëse marrëdhëniet midis Shqiqërisë dhe Bashkimit Sovjetik u ndërprenë përfundimisht më 1961, “Skëndëerbeu” vazhdoi të shfaqej, në kinamatë e vendit tonë. Por pas vitit 1967 e shfaq vetëm në kinematë e qyteve të tjera. Arsyeja ishte se ndihmës- regjisori shqiptar, Viktor Stratoberdha, sic e kam përmendur dhe në një  artikull të mëparshëm, i dënuar, së pari pas Konferencës së Tiranës më1956, të mos ushtronte më profesionin e regjisorit, u ridënua më 1964 të mos ishte as regjisor I Tearittë  Estradës së Beratit,  ku jetonte, dhe pas PLenumit të 4-t të KQ të PPSh-së, krahas shkrimtarëve dhe atrtistëvet të tjerë, prëfundoi pas hekurve të burgut dhe më pas u internua.  Këtë fat tragjik pësoi edhe artistja Adivie Alibali që në film luante  Mamicën,  dhe së bashku me të  edhe i shoqi,  juristi dhe publicisi i njohur, pr. Jusuf  Alibali.

Por arsyeja kryesore që filmi u ndalua, është se Enver Hoxha, me kalimin e viteve, zhduku nga qarkullimi, jo vetëm veprat letraro-artistike sovjetike, të krijuara pas vitit 1953, vit kur pas vdekjes së Stalinit  Hrushovi erdhi në fuqi, por edhe vepra klasike, sidomos  muzikore ruse,  madje edhe popullore, vecanërisht në  reprertorin e Radio Tiranës.

Por diktatori ynë harronte se kishte që ai vetë që qysh më 1949, sic përmenda më sipër, u kishte propozuar autoriteve sovjetike të realizonin një film për Skënderbeun. Harronte atë më kryesoren, se vendimi për realizimin  e këtij filmi të madh ishte marrë që më 1952, kur Stalini ishte ende gjallë, mbase edhe me pëlqimin e e drejtpërdrejtë të tij. Harronte, gjithashtu, se xhirimet e filmit kishin nisur në mars të vitt 1953, kur diktatori rus do të pushontë së jetuari.  Pra filmi ishte prodkut i epokës staliniane, ku fryt  në realizimin e tij, sado modest, kishin dhënë edhe krijues shqiptarë.

Kështu për motive të tilla sot krejtësisht absurde, “Skënderbeu” u ngjall sërishmi në ekranet tona televizive pas rrëzimit të diktaturës komunistë, më 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat