Filmi kthehet në sfidë të rrezikshme në rrjetet sociale

Filma

Filmi kthehet në sfidë të rrezikshme në rrjetet sociale

Më: 6 janar 2019 Në ora: 22:20
Filmi Bird Box

Filmi në i ri në Netflix, “Bird Box” është kthyer në sfidën më të re në rrjetet sociale. Në film aktorët duhet t’i mbajnë sytë e lidhur në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt vizual me disa krijesa mistike që përpiqen t’u marrin jetën. Por ky film ka ndikuar tek njerëzit, pasi ata kanë filluar të imitojnë aktorët.

Ata ecin me sytë e mbuluar duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por dhe të personave përreth. Për ta kjo gjë duket argëtuese, aq sa kanë përfshirë dhe fëmijë të vegjël.

Kjo gjë është kthyer në shqetësim për kompaninë prodhuese. Netflix u detyrua të nxjerrë një paralajmërim që të mos e provojnë askund skenat e filmit pasi nuk duan që ndjekësit të përfundojnë në spitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat