Xhevdet Jashari, pjesë e filmit i cili garon në “Berlinale”

Filma

Xhevdet Jashari, pjesë e filmit i cili garon në “Berlinale”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:48
Xhevdet Jashari

Aktori Xhevdet Jashari është pjesë e filmit, i cili këtë vit konkurron në Berlinare.

Xhevdet Jashari e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një statusi në Facebook, ku edhe publikoi listën e filmave pjesëmarrës në këtë edicion të “Berlinares”.

Filmi në të cilin aktron Jashari titullohet “Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija” (God Exists, Her Name is Petrunija).

Ky prodhim, është bashkëproduksion mes Maqedonisë, Belgjikës, Sllovenisë, Kroacisë dhe Francës.

Në linkun që e ka shpërndarë, Xhevdet Jashari, shihet se aktorët e tjerë me të cilët ai luan në këtë film janë: Zorica Nusheva, Labina Mitevska, Simeon Moni Damevski, Suad Begovski, Violeta Shapkovska, Stefan Vujisic dhe Adrijana Kolevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat