Nis festivali i filmit “siguria e jetës”

Filma

Nis festivali i filmit “siguria e jetës”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 07:57
Filmi “siguria e jetës”

Sonte me një ceremoni do të hapet Festivali i parë ndërkombëtar i filmit të shkurtër artistik “Siguria e Jetës”.

Festivali mbahet në Kino ABC, duke filluar nga ora 19:00. Aty do të flasin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Kujtim Gashi, themeluesi dhe drejtori artistik, Imer Veliu dhe bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kolegjit Tempulli, Muhamed Krasniqi.

Sipas njoftimit sonte do të shfaqet edhe premiera e filmit “DELETE” nga Hareza Basha.

 Ndërsa, nesër në mbrëmje në Kino Armata, do të mbahet ceremonia përmbyllëse e Festivalit, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve sipas kategorive konkurruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat