“Mbreti Luan”, kolona zanore do të këndohet nga Beyonce

Filma

“Mbreti Luan”, kolona zanore do të këndohet nga Beyonce

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:10
Foto ilustruese, Mbreti Luan, Beyonce

Tashmë është e konfirmuar, “Can You Feel Love Tonight”, kolonë zanore e filmit “Mbreti Luan” do të interpretohet nga Beyonce. Lajmi u bë i ditur nga aktori Billy Eichner.

Kjo gjë ka ekzaltuar shumë fansa, pasi këngëtarja do dublojë zërin e luaneshës Nali.

Muzikën për këtë këngë e ka bërë Elton John, për filmin e parë që u shfaq në vitin 1997, ndërsa tekstin e ka shkruar Tim Rice. Kënga në atë kohë fitoi një çmim Oscar dhe një Grammy.

Traileri është publikuar, ndërsa filmi do të jetë gati më 19 korrik të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat