Ben Affleck nuk do të luajë rolin kryesor në filmin e ri “The Batman”

Filma

Ben Affleck nuk do të luajë rolin kryesor në filmin e ri “The Batman”

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:56
Ben Affleck

Aktori i njohur nga Hollywoodi, Ben Affleck, nuk do të jetë aktori që do të veshë kostumin e Batmanit, i cili do vijë në kinema në verën e vitit 2021.

Pas gati dy vitesh spekulime, tashmë është zyrtare, Affleck nuk do të kthehet si Bruce Wayne në filmin tjetër Batman për Warner Bros.

Në vend të kësaj, projekti i drejtuar nga Matt Reeves, me titull “The Batman”, do të kërkojë një tjetër aktor. Nuk dihet ende se kush do zëvendësojë Affleckun, në filmin që do dalë më 5 qershor në vitin 2021.

46-vjeçari u shfaq fillimisht në filmin me superheroin në vitin 2016, “Batman vs. Superman: Dawn of Justice”. Ai ripërsëriti rolin në “Suicide Squad” po atë vit, para se të kthehej tek karakteri në vitin 2017 me “Justice League”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat