“Berlinale 2019”, hap dyert festivali i filmit në Berlin

Filma

“Berlinale 2019”, hap dyert festivali i filmit në Berlin

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 06:48
“Berlinale 2019”

Festivali i parë i rëndësishëm i filmit evropian për këtë vit, Berlinalja, është hapur tashmë me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit, e duke mirëpritur një numër të paprecedentë regjisoresh femra.

Eventi 11 ditor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe prezanton 400 filma nga e gjithë bota, dedikuar temave nga më të ndryshmet.

Por, edhe tapeti i kuq i tij premton jo pak, me Kristian Bejl, Dajan Kruger, Tilda Suinton, Catherine Deneuve, Jonah Hill, Chiwetel Ejiofor, Casey Affleck dhe Juliette Binoche, që këtë vit është edhe presidente e jurisë.
Sinkron Juliette Binoche, presidente e jurisë së Berlinales
“Ne do t’i përdorim njohuritë, eksperiencën, mendjen tonë, për të gjykuar se cilët janë filmat më të mirë”, tha Juliette Binoche, presidente e jurisë së Berlinales.

Binoche, 54 vjeç, do të kryesojë një panel prej gjashtë anëtarësh, në zgjedhjen e fituesit të çmimeve prestigjoze “Ariu i artë” dhe “Ariu i argjendtë”, që do të ndahen në një ceremoni gala më 16 shkurt.

Vitin e kaluar, me lëvizjen #MeToo që kish mbërthyer industrinë, dokudrama inovative “Mos më prek” e rumunes Adina Pintilie, mori çmimet kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat