Shtyhet “Fast and Furious”

Filma

Shtyhet “Fast and Furious”

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Filmi “Fast and Furious”

Fansat e çmendur pas sagës “Fast and Furious” duhet të presin akoma më shumë për të parë kapitullin e ri. Universal Pictures njoftoi se është shtyrë data e daljes në kinema.

Filmi ende pa një titull zyrtar nuk do të dalë më 10 prill 2020, siç ishte parashikuar, por më 22 maj 2020. Nuk dihen ende arsyet e kësaj shtyrjeje.

Michelle Rodriguez dhe Tyrese Gibson do të rikthehen për filmin “Fast & Furious 9”. Dihet që Jason Statham dhe Dwayne Johnson janë ende pjesë e sagës, pasi janë protagonistët kryesorë .

“The Fast and Furious”  doli për herë të parë në vitin 2001 me protagonistë Vin Diesel dhe Paul Walker.  Kur ky i fundit ndërroi jetë në një aksident automobilistik, rolin e tij e mori i vëllai i Paul.

Filmat “Fast and Furious” janë ndër më të shikuarit në të terë botën, duke thyer rekorde shikueshmërie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat