Shqipëria turistike në një film - Bota Sot
Shqipëria turistike në një film

Filma

Shqipëria turistike në një film

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:18
Foto

Gjithashtu në pamjet e para të filmit janë dhe imazhe mjaft interesante të mikpritjes shqiptare si një ndër vlerat tona si dhe kulinaria e shumëllojshme që ne kemi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili ka shpërndarë dhe pamjet e para nga filmi shprehet se, “Shqipëria turistike, magjia e fshatrave të jugut dhe bregdetit shqiptar në 1 minutë. Për më shumë, në orën 18.00 sot, tek Kalaja e Tiranës, në një film dedikuar zonave turistike të jugut, ekspozitë e guidave turistike dhe skicave të realizuara nga studentët e fakultetit të Arkitekturës, panair suveniresh të ndryshme”.

Shqipëria tashmë është shndërruar në destinacion gjithëvjetor pasi ofron një sezon turistik të larmishëm ku përveç bregdetit turizmi dimëror po zhvillohet shumë nga turistët e aventurës të cilët eksplorojnë shtigje malore duke bërë hiking, shëtitje me biçikleta dhe ski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...