Filmi “Bohemian Rhapsody” do të censurohet në kinematë kineze

Filma

Filmi “Bohemian Rhapsody” do të censurohet në kinematë kineze

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:44
Filmi “Bohemian Rhapsody”

Filmi mbi legjendën e muzikës, Freddie Mercury, “Rhapsody Bohemian” do të censurohet në shtetin aziatik të Kinës.

Në fakt, mediat e huaja kanë bërë të ditur se skenat që përfaqësojnë komunitetin LGBT, do të largohen dhe nuk do të shfaqen në kinematë kineze.

Sipas Hollywood Reporter, të paktën një minutë do të pritet nga filmi me qëllim që të sigurohet leje për t’u shfaqur në kinematë kineze, duke përfshirë skena ku Mercury (i luajtur nga Rami Malek) puth karaktere të tjerë meshkuj.

Gjithashtu edhe skenat e përdorimit të drogës do të hiqen prej filmit, i cili ka fituar pesë çmime Oscar.

Bohemian Rhapsody tashmë ka marrë kritika të konsiderueshme për perceptimin e jetës reale të Mercuryt.

Megjithatë, aktivistja LGBTI Gary Nunn argumentoi në Guardian se filmi ishte “frymëzues” dhe një “punë e bërë mirë”.

Ndryshe, këngëtari britanik ka ndërruar jetë në vitin e largët të 1991 gjersa njihet për një numër të madh të këngëve që me kohë janë shndërruar në hite të pavdekshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat