Filmi "Besa" shfaqet në universitetin e Harvardit

Filma

Filmi "Besa" shfaqet në universitetin e Harvardit

Nga: Deni Hoxha Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:09
Filmi "Besa"

Në Muajin Ndërkombëtar të kujtesës së viktimave të holokaustit është shfaqur në Harvard University filmi “BESA – The Promise”.

Besa: The Promise është dokumentari qe tregon historine e muslimanëve të Shqipërisë të pushtuar nga nazistët, të cilët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi u shfaq ne universitetin Harvard, ku ishin te pranishëm studentë, pedagog, anëtarët e komunitetit dhe ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber. 

Kjo ngjarje u organizua nga shoqata studentore në Harvard. Presidenti dhe themeluesi i organizatës, Deni Hoxha në fjalimin e tij foli rreth mesazhit që ky film sjell për bashkëpunimin ndërfetar dhe vlerat e popullit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarë mbrojtën hebrejtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Image

Gjithashtu, ambasadorja Luli-Faber vuri në dukje se populli shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen tradicionale strehoi dhe shpëtoi të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri. Ambasadorja falenderoi studentët shqiptarë, të cilët organizuan një event kaq domethënës që përcjellë më së miri vlerat e vërteta të popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat