Beverly Hills 90210 rikthehet në ekran me gjithë personazhet origjinalë

Filma

Beverly Hills 90210 rikthehet në ekran me gjithë personazhet origjinalë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 06:22
Beverly Hills 90210

Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë adoleshentët e viteve ‘90-të. Telefilmi aq i dashur i adoleshentëve të atyre viteve Beverly Hills 90210, rikthehet në ekranin e vogël.

Bëhet fjalë për seri të reja me personazhet origjinalë aq të pëlqyer nga publiku.

Në telefilmin ku flitej për një grup të rinjsh që vinin nga familje borgjeze, ata përballeshin me tema delikate. Dashuria, seksi, AIDS, alkooli, miqësitë, tradhtitë dhe bota e punës.

Dhjetë sezone televizive të cilat dhuruan gëzim, lotë dhe netë pa gjumë. Dhjetë vite ku adoleshentët e viteve ‘90-të u zunë për të pasur në shtëpi posterin më të bukur të Dylan apo Brenda.

Por Beverly Hills 90210 rikthehet sërish në ekran në verë dhe do të jetë me aktorët origjinalë Jennie Garth në rolin e bukuroshes Kelly, Tori Spelling e njohur si naivja Donna, Jason Priestley, në rolin e të adhurueshmit Brandon, Ian Ziering si simpatiku Steve, Brian Austin Green, si David dhe Gabrielle Carteris në rolin e Andrea.

Por në serial nuk do të jenë Luke Perry në rolin e Dylan dhe as Shannen Doherty, në rolin e Brenda. Tashmë xhirimet kanë nisur dhe së shpejti seritë e reja do të jenë në ekranin amerikan, ku personazhet do të interpretojnë rolin, bazuar në jetën e tyre aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat