U dashuruat me filmin e parë, tani vjen 'IT 2'

Filma

U dashuruat me filmin e parë, tani vjen 'IT 2'

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:26
“IT: Chapter Two”,

Fansat mezi po e presin trailerin zyrtar të “IT: Chapter Two”, kapitulli i dytë i adaptimit kinematografik të romanit me të njëjtin titull të Stephen King, me regji sërish të Andy Muschietti.

Për projektin foli Jessica Chastain, interpretuesja e Beverly Marsh, në moshë të rritur, gjatë një interviste në programin e Jimmy Kimmel. Aktorja zbuloi një kuriozitet: “Do të them diçka për të cilën mund të hyj në telashe, por do ta them gjithsesi. Në film ka një skenë, që me sa dëgjova në sheshxhim, ka numrin më të madh të litrave të gjakut të përdorur ndonjëherë në ndonjë film horror, në një skenë të vetme. Edhe të nesërmen e xhirimit të skenës m’u desh të nxirrja gjak nga sytë, jo i vërtetë kuptohet”.

Më pas, Chastain vijoi të flasë për filmin: “Është vërtet i frikshëm. I adhuroj gjërat e frikshme, por është më mirë të jesh personi i frikshëm, sesa ai që frikësohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat