Shfaqja e vazhdimit të “Maleficent” planifikohet për tetor

Filma

Shfaqja e vazhdimit të “Maleficent” planifikohet për tetor

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:19
Angelina Jolie

Angelina Jolie do të kthehet në ekrane më herët seç pritej. Tani është publikuar posteri për vazhdimin e filmit "Maleficent". Data e premierës është lëvizur madje tetë muaj më herët.

Filmi duhej ta kishte premierën në maj të vitit 2020, por megjithatë do të shfaqet më 18 tetor 2019.

Disney e ka publikuar posterin promovues dhe datën e re nëpërmjet Twitterit.

Në vazhdimin e ri do të luajnë Elle Fanning, Sam Riley, Imelda Staunton, Juno Temple dhe Lesley Manville me rolet e tyre të vjetra, por do të shfaqen edhe disa aktorë të rinj si Michelle Pfeiffer, Ed Skrein, Harris Dickinson dhe Chiwetel Ejiofor.

Në pjesën e parë u tregua historia e patreguar e keqbërëses kryesore të filmit të vizatuar të Disney, Bukuroshes së Fjetur nga viti 1959. Femra e re dhe e bukur jeton një jetë idilike në mbretërinë e pyjeve derisa një ditë të zhvillohet një sulm ushtarak i cili e kërcënon harmoninë në vend. Maleficent ngrihet për ta mbrojtur vendin, por në fund e pëson tradhtinë e pamëshirshme e cila e bën të ligë dhe të etur për hakmarrje. Kështu fillon beteja epike kundër trashëgimtarit të mbretit të mbretërisë pushtuese, duke e mallkuar foshnjën e sapolindur të tij Aurorën. Derisa fëmija rritet, ajo e kupton se Aurora e mban çelësin e paqes në mbretëri.

Edhe pse kritikat nuk ishin në favor të këtij filmi, megjithatë ai kaloi mirë duke i fituar madje 758,5 milionë dollarë.

Vazhdimi i ri u xhirua në gusht të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat