Fundi i “Avengers” arrin së shpejti

Filma

Fundi i “Avengers” arrin së shpejti

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:27
“Avengers”

Fundi i “Infinity War” nuk i la heronjtë tanë në pozicionet më të mira, ndërsa trileri më i ri i Marvel për “The Avengers: Endgame” e përforcon këtë situatë. Gjithashtu, me skenat nga ditët e mëhershme të franshizës, trileri na kujton se sa larg kanë shkuar heronjtë tanë nga fillimet e tyre.

Ashtu si teaserët e mëparshëm, edhe trileri më i ri nuk jep shumë detaje rreth asaj që do ta shikojmë në finalen e fundit që e premton Endgame. Por mantra e përsëritur është se Avengersët do të bëjnë "gjithçka që nevojitet" në përpjekje për ta zhbërë dëmin që e kishte bërë Thanos (Josh Brolin).

Cilado që të jetë përpjekja e fundit për planin e grupit të heronjve të universit Marvel, të paktën e dimë se do të jetë me stil, për shkak të faktit se në të shfaqen edhe uniformat e reja të bardha. Fundi i trilerit kompletohet me skenën me Captain Marvel (Brie Larson) dhe Thor (Chris Hemsworth), ku mund ta shihni dashurinë në shikim të parë.

Se a do të kenë sukses heronjtë e Marvelit në qëllimin e tyre, këtë do ta shohim brenda vetëm disa javëve, kur Avengers: Endgame do të shfaqet nëpër kinema më 26 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat