Filmi “Ajo” me regji nga More Raça ka fituar një tjetër çmim prestigjioz.
Sema Fener Award ka shkuar për filmin “Ajo” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Shkurtër për Ndryshimin e Perspektivës.
Sema Fener i cili është i përfshirë në teknikën e filmit, është i njohur për mbështetjen e saj për filmbërësit e rinj dhe filmat e shkurtër dhe e ndan këtë mbështetje me filmat që marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Shkurtër për Ndryshimin e Perspektivës.
Në filmin “Ajo” luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora dhe Bekim Mulaj.
Filmi “Ajo” me producent Sunaj Raçën flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj, shkruan KultPlus.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.