Deri tash pjesë e kastit filmik janë bërë Ray Liotta, Jon Bertnthal, Alesandro Nivola, si dhe Michael Gandolfini, djali i të ndjerit James, i cili do ta luajë versionin e ri të personazhit të famshëm, Tony Soprano.
“Neëark” është titulli i ri pas atij “The Many Saints of Neëark” që ishte propozuar më parë.
Ky film do të jetë i vendosur pikërisht në qytetin emrin e të cilit e mban, dhe prek vitet e ’60-ta, ku shtjellon tensionet midis “të bardhëve dhe të zinjve” gjatë asaj kohe.
Regjinë e këtij filmi raportohet se do ta bëjë Alan Taylor, ndërkaq krijuesi i serisë Sopranos, David Chase, do të shërbejë si bashkëproducent.