“Jiu Jitsu”, Nicolas Cage në betejë për të mposhtur Brax-ët

Filma

“Jiu Jitsu”, Nicolas Cage në betejë për të mposhtur Brax-ët

Më: 21 mars 2019 Në ora: 06:24
Nicolas Cage

Nicolas Cage do të interpretojë në filmin e arteve marciale “Jiu Jitsu”, bazuar në filmin e animuar me të njëjtin titull, ndërsa deri tani është konfirmuar edhe aktori Alain Moussi.

Filmi do të flasë për një urdhër antik të ekspertëve të luftimit Jiu Jitsu, që përballen me alienë të frikshëm që pushtojnë Tokën.

Personazhi i Nicolas Cage dhe skuadra e tij e luftëtarëve Jiu Jitsu, bashkohen me personazhin e Moussi për të mundur Brax-ët.

“Është e garantuar që “Jiu Jitsu” do të pëlqehet nga miliona të pasionuar pas arteve marciale dhe të botës së fantashkencës”, -thanë drejtuesit e projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat