Filmi i ri 'Agjenti 007' vjen me një titull të ri

Filma

Filmi i ri 'Agjenti 007' vjen me një titull të ri

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:46
James Bond 007

James Bond 007 Është një nga filmat më të shikaur në botë.

Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri tani, por një lajm i mirë vjen nga ”Production Weekly”, sipas të cilit filmi i radhës me Agjentin 007 mund të titullohet ”Eclipse”.

Në shkurt u përfol për ”Shatterhand”, por përfaqësues të produksionit e hodhën poshtë këtë variant. Xhirimet janë në program për të nisur më 6 prill në ”Pinewood Studios” në Londër dhe në Matera, në Itali.

Rami Malek është angazhuar për të interpretuar personazhin negativ në filmin me protagonist kryesor Daniel Craig, në paraqitjen e tij të fundit, të supozuar deri tani, në rolin e Agjentit 007. Naomie Harris, Ralph Fiennes e Ben Whishaw do të rikthehen në rolet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat