Noah Centineo është He-Mani i ri

Filma

Noah Centineo është He-Mani i ri

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:37
Noah Centineo

Përpjekjet për ta bërë një përshtatje të re filmike të linjës së lodrave dhe filmave të vizatuar He-Man and the Masters of the Universe për vite me radhë nuk kanë pasur sukses, ndërsa ideja daton qysh nga viti 2004 kur John Woo mendoi për këtë projekt.

Si duket më në fund gjërat lëvizën nga pika zero ndërsa Sony së shpejti do të mund të fillojë me produksionin për shkak se e kanë gjetur karakterin nga titulli: Noah Centineo, i cili fitoi famë me filmin e Netflixit, “To All The Boys I’ve Loved Before”, dhe me të cilin është në negociata.

Aaron dhe Adam Nee do ta bëjnë regjinë e filmit, të cilin do të duhej ta bëjnë me skenar të Art Marcum dhe Matt Holloway, të cilët e morën detyrën e skenaristit nga David S. Goyer.

Image

Ende nuk dihet se cila do të jetë ngjarja e saktë, por mendojmë se ky film do ta sjellë versionin e vet të luftëtarit më të fuqishëm të Eterniumit (të transformuar nga princi i fuqishëm Adam me ndihmën e shpatës së fuqishme magjike) dhe luftën e tij kundër Skeletorit të ligë.

Filmat e vizatuar dhe stripat rreth He-Manit ishin shumë të suksesshëm gjatë viteve tetëdhjetë ndërsa në vitin 1987 patëm rastin ta shihnim edhe filmin me Dolph Lundgrenin në rolin kryesor. Filmi nuk e arriti suksesin e pritshëm, por njerëzit e duan sepse është aq i keq sa që është i mirë. Që atëherë ka pasur disa përpjekje për ta bërë një projekt të ri me He-Man, por kjo kurrsesi të arrihet. Shpresojmë që Sony dhe Centineo më në fund do të jenë kombinimi fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat