Regjisori Cary Fukunaga dhe Daniel Craig kanë shkuar në Norvegji, pa shumë bujë mediatike, për të xhiruar një sekuencë kyç të filmit, një skenë në një liqen të ngrirë, për ta shfrytëzuar përpara se të shkrijë.
Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit mori vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit.