‘2 gisht mjaltë’ thyen rekord brenda 24 orëve, sot premierë edhe në Prishtinë!

Filma

‘2 gisht mjaltë’ thyen rekord brenda 24 orëve, sot premierë edhe në Prishtinë!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:11
‘2 gisht mjaltë’

Dje është dhënë premiera e shumëpritur e filmit ‘2 gisht mjaltë’ ku në rolet kryesore janë këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata dhe aktori i njohur dhe prezantuesi, Ermal Mamaqi.

Ky film është mirëpritur nga të gjithë adhuruesit e filmave dhe dyshes së njohur, teksa ‘2 gisht mjaltë’ ka thyer rekord në shitjen e biletave brenda 24 orëve në kinematë në Shqipëri.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shitur 8 mijë bileta në Shqipëri dhe nga kërkesat e shumta, për herë të parë është futur edhe orari i orës 12 të natës.

Ndërkaq, edhe në premierën që u dha me datën 2t mars ka pasur rekord pjesëmarrësish

Ermali dhe Elvana sot do të bëjnë premierën e filmit edhe në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat