Tessa Thompson konfirmon nisjen e punës për “Thor 4”

Filma

Tessa Thompson konfirmon nisjen e punës për “Thor 4”

Më: 20 prill 2019 Në ora: 06:12
Tessa Thompson

“Thor 4” raportohet se ka nisur punën dhe regjisor është i njëjti i “Thor: Ragnarok”, Taika Waititi. Lajmin e bëri të ditur interpretuesja e Valkyrie, aktorja Tessa Thompson gjatë një interviste të fundit.

“Di që ka nisur puna për filmin e radhës ‘Thor’ dhe se regjisor do të jetë përsëri Taika Waititi. Nuk mund të them dot më shumë”, deklaroi Thompson.

Më parë, Chris Hemsworth kishte deklaruar se kishte dëshirë që të interpretonte përsëri Zotin e Rrufesë dhe “Marvel” njoftoi se po punon për një film të ri në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat