Eddie Murphy me dy role në “Coming to America 2”

Filma

Eddie Murphy me dy role në “Coming to America 2”

Më: 25 prill 2019 Në ora: 06:22
Eddie Murphy

Eddie Murphy jo vetëm do të rikthehet në rolin e princit Akeem, por do të jetë edhe protagonisti negativ në “Coming to America 2”.

John Landis nuk u përfshi në projektin që do të ketë për regjisor Craig Brewer, i cili do të procedojë me skenarin e bashkëshkruar nga krijuesi dhe skenaristi i “Black-ish” Kenya Barris dhe filmi do të titullohet “Coming 2 America”.

Pas konfirmimit të rikthimit të Arsenio Hall në rolin e maxhordomit Semmie, Shari Headley si Lisa McDowell dhe të James Earl Jones si i ati i Akeem, “That Hashtag Show” shkruan se Murphy do të interpretojë edhe personazhin negativ, Generale Izzi, diktatori i Nextdooria, një komb i mbuluar nga varfëria ekstreme.

Ai është i vendosur dhe do të bëjë ç’është e mundur për të marrë pushtetin në Zamunda. Në “Coming 2 America”, princi Akeem zbulon se ka një djalë tjetër dhe përpiqet ta gjejë për t’i lënë një ditë fronin e Zamundas.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat