Leonardo DiCaprio protagonist në filmin “Nightmare Alley”

Filma

Leonardo DiCaprio protagonist në filmin “Nightmare Alley”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:30
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”, që do të ketë si regjisor fituesin e çmimit “Oscar”, Guillermo del Toro.

Meksikani, pas suksesit të “The Shape of Water”, do të jetë regjisor dhe do të firmosë edhe skenarin e këtij filmi, së bashku me Kim Morgan, ndërsa xhirimet pritet të nisin në vjeshtën e ardhshme.

Historia përqendrohet tek një mashtrues i ri, rol të cilin e ka DiCaprio, që nis një marrëdhënie me një psikiatre, akoma edhe më e korruptuar se ai.

Të dy, fillimisht arrijnë të kenë sukses, duke mashtruar personat e tjerë, por më pas gruaja rezulton të jetë një manipuluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat