Autobiografia e Woody Allen, botuesit e mëdhenj refuzojnë regjisorin

Filma

Autobiografia e Woody Allen, botuesit e mëdhenj refuzojnë regjisorin

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:59
Woody Allen

Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen. Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre. Refuzimi ka nisur pas lëvizjes Me too, ku jo vetrëm kolegë uk kanë pranuar të punojnë më me të, por edhe Amazon për të njëtjën arsye nuk I shpërndan më filmat e regjisorit aq të lakamuar të hollivudit.

Botues të shtëpive prestigjiozë amerikane kanë refuzuar të publikojnë autobiografinë e Woody Allen. “New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit. Vitin e kaluar Ëoody Allen propozoi një memoar - i cili është një histori e jetës së tij, ndryshe nga autobiografia, e cila është historia e jetës, por botuesit e mëdhej, sipas gazetës e refuzuan, madje pa e lexuar, dorëshkrimin e Allenit që kishin marrë nga agjenti i tij. Disa kanë përdorur fjalën "toksike" për të përshkruar rrezikun për të punuar me Allen në këtë moment: jo vetëm përçështje etikë, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh tregtar. 
Në mes të lëvizjes feministe #MeToo, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farroë, ishte rishfaqur. Disa aktorë, si Colin Firth, thanë se nuk do të punojnë më me Allen, të tjerë që e kishin bërë atë kohët e fundit, përfshirë Rebecca Hall dhe Timothée Chalamet, të cilët vendosën të dhurojnë të ardhurat e kompensimit të tyre për organizatat që luftojnë ngacmimet seksuale. Për të njëjtën arsye, Amazon nuk shpërndau filmat e regjisorit. 

Woody Allen kurrë nuk ka shkruar një autobiografi; në vitin 2003 ai ishte gati të lidhë një marrëveshje me shtëpinë botuese Penguin për 3 milionë dollarë, por përfundoi duke kërkuar më shumë para dhe pakti dështoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat