Daniel Craig detyrohet t’i nënshtrohet operimit

Filma

Daniel Craig detyrohet t’i nënshtrohet operimit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:06
Daniel Craig

Daniel Craig është lënduar teksa po filmonte “Bond 25”.

Daniel Craig do t’i nënshtrohet një operimi në kyçin e këmbës, pasi është lënduar gjatë xhirimeve të “Bond 25”, shkruan CNN.

Përmes një postimi në “Twitter”, aktori 51-vjeç njoftoi se do ketë një periudhë rehabilitimi dyjavore pas këtij operimi.

Ai ishte lënduar gjatë xhirimeve në Xhamajka, ndërsa xhirimet do të vazhdojnë pas rehabilitimit dy javë pas operimit.

Pjesë e këtij filmi, do të jetë edhe aktori i njohur Rami Malek, rol të cilin e ka konfirmuar edhe vetë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat