“Chernobyl”, realizim i mahnitshëm televiziv që shfaq pamëshirshëm tmerret e katastrofës nukleare

Filma

“Chernobyl”, realizim i mahnitshëm televiziv që shfaq pamëshirshëm tmerret e katastrofës nukleare

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:33
Chernobyl

Ky serial i befasishëm na hedh direkt në kaosin e katastrofës nukleare – dhe tmerret e saj janë të pandërprera dhe të paharrueshme.

Pas transmetimin të tre nga pesë episodet e tij “Chernobyl” rrugëtoi për në krye të listës së 250 serialeve historike të IMDB-së.

“Chernobyl” është një film i fatkeqësisë, një film spiun, një film horror, një thriller politik dhe një dramë njerëzore, dhe çdo pjesë është e realizuar me profesionalizëm. Është një realizim mjeshtëror televiziv,  mahnitës dhe emocionues dhe është i pamëshirshëm në momentet e tensionit të tij të tmerrshëm.

Në momentet e hapjes krijoi panik dhe dëshpërim, duke filluar me vetëvrasjen e fizikanit bërthamor Valerij Legasov (Jared Harris ) për të vazhduar në momentin katastrofik dy vjet më parë – kaosi duket i pritur dhe i përshtatet ndjenjës së pashmangshme të frikës dhe konfuzionit.

Tmerri është eksplicit dhe i qartë, ndërsa pamjet e trupave të djegur që rrëzohen nëpër mbetjet e shpërthimit janë të pamundura të harrohen. Megjithatë nuk janë tronditës, vetëm aq të llahtarshme dhe të tmerrshme sa edhe ngjarja që trajton.

Seriali arrin të lundrojë nëpër shtigje të rrezikshme duke shfaqur personazhet që flasin në zhargone të ndryshme, pa treguar shumë, kështu duke i mbajtur shikuesit pranë ekraneve.

Në një pikë shfaqë një abetare themelore mbi shkencën bërthamore, sikur të jetë e dobishme, kur Boris Shcherbina kërkon nga Legasov t’ia shpjegojë se si funksionon një reaktor bërthamor. Edhe më e mirë ishte biseda e koduar tërësisht e Ulana Khomyuk me kontaktin e saj në Moskë, ku një thirrje telefonike për një pushim zbuloi metodat që Legasov po përdorte për të shuar zjarrin.

Si një dramë, ajo është pandërprerë e zymtë. Madje, edhe shenjat e heroizmit – Legasov dhe Khomyuk duke sfiduar zyrtarët e partisë në përpjekje për të frenuar pasojat e fatkeqësisë – janë të prekura nga veprimi për të dërguar njerëz të pafajshëm për të vdekur, përderisa janë në dijeni.

Por, është e mahnitshme t’i shohësh të gjitha këto duke u luajtur aq shkëlqyeshëm. Pavarësisht nga tmerret, pesë episode nuk ndjehen se janë të mjaftueshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat