“Beli, Blerta dhe Balena Blu” premierë në Gjilan

Filma

“Beli, Blerta dhe Balena Blu” premierë në Gjilan

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:15
“Beli, Blerta dhe Balena Blu”

Me 1 qershor, ora 11:00, vjen premiera dhe shfaqja më e re për fëmijë “Beli, Blerta dhe Balena Blu”, me koncept dhe regji nga Burim Baftiu ku luajnë Safete Mustafa dhe Gëzim Bucolli.

Shfaqja është e bazuar në tregimet dhe përvojat e fëmijëve dhe vjen në një format të jashtëzakonshëm dhe shumë aktual.

Beli, një “gejmer” / “youtube-r” ose lojtar i pasionuar dhe i fiksuar pas lojërave elektronike, bie viktimë e Balenës Blu dhe fillon të mungojë edhe në shkollë nga frika prej saj. 
Blerta, shoqja e tij më e ngushtë, kupton këtë gjë dhe fillon t’i ndihmojë atij ta mposhtë frikën dhe ta rikthejë në shkollë.
Një tregim fantastik, një lojë e jashtëzakonshme dhe më e rëndësishmja – një leksion ose edukim për të gjithë fëmijët.

Kjo shfaqje prezantohet në Teatrin Profesionist të Gjilanit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat