Parodistët e Vlorës në lot për humbjen e Muhamet Likos

Filma

Parodistët e Vlorës në lot për humbjen e Muhamet Likos

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:54
Parodistët e Vlorës në lot për humbjen e Muhamet Likos

Prej vitesh na kanë bërë të qeshnim me lot, ndërsa sot mes lotëve dhe hidhërimit japin lamtumirën e fundit shokut aq të dashur Muhamet Liko.

Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani kanë mbetur tre, pasi shoku i tyre Muhamet i la një ditë më parë.

Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara nga mediat lokale, ata janë mes familjarëve dhe miqve që po nderkojnë për herë të fundit Likën në teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Në ceremoninë e homazheve, Afrimi, Agron dhe Maneja nuk e fshehin dot dhimbjen.

Kush ishte Muhamet Liko

Liko u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.

Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë.

Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

Liko mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat