Nga mesi i gushtit, Mike Banning kthehet në aksion dhe atë në detyrën më të vështirë deri më tani.
Ka mbërritur traileri i parë për “Angel Has Fallen”, i treti në franshizë (“Olympus Has Fallen” e kemi parë në vitin 2013, ndërsa “London has Fallen” në vitin 2016), në qendrën e të cilit është personazhi i Gerard Butler, Mike Banning. Pasi që në dy filmat e parë ai ishte pothuajse i vetmi i cili mund ta shpëtojë situatën, këtë herë gjithçka ka ndryshuar dhe Banning është në arrati për ta dëshmuar se nuk është fajtor për çfarë e akuzojnë.
Në trailerin më të ri mund të mësoni më shumë se si erdhi deri tek ngjarja në këtë film dhe pse Banning u bë armiku numër 1 i shtetit. Në trailer ka edhe më shumë aksion, shpërthime, dramë, gjithçka. Përmbledhja shkurtimisht thotë: Pas tentativës për vrasje të presidentit amerikan Allan Trumbull (rolin e të cilit e përsëritë Morgan Freeman), Banning është i dyshuari i parë. Policia e kap atë, por ai arrin të arratiset, duke u bërë një nga njerëzit më të kërkuar në botë. Dikur agjent i shërbimit sekret, ai duhet ta shmangë agjencinë e tij dhe disi të jetë një hap përpara FBI-së për ta zbuluar të vërtetën për kërcënimin ndaj presidentit dhe njëkohësisht ta largojë njollën nga emri i tij.
Regjinë e këtij vazhdimi e bën përsëri regjisori i ri Ric Roman Waugh (filmin e parë e bëri Antoine Fuqua, ndërsa të dytin Babak Najafi) i cili edhe e shkroi skenarin me Matt Cook. Në rolet e tjera paraqiten Jada Pinkett Smith, Lance Reddick, Tim Blake Nelson, Piper Perabo, Nick Nolte dhe Danny Huston.
“Angel Has Fallen” do të mbërrijë në kinematë amerikane nga 23 gushti.