Publikohet traileri i ri i “Deadpool 3”, filmi me shumë befasi

Filma

Publikohet traileri i ri i “Deadpool 3”, filmi me shumë befasi

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:33
Foto

Tashmë është publikuar traileri i ri i vazhdimit të filmit, “Deadpool”, ku në rolin kryesor do të shfaqet sërish Ryan Reynolds.

Pas suksesit fantastik të dy pjesëve të para të filmit, fansat janë të etur për të parë se çfarë i pret ata në vazhdimin e tretë. Deri më tani, shumë pak dihet për “Deadpool 3”, dhe në përshkrimin e filmit thuhet se do të përfshijë edhe një grup tjetër popullor X-Men, X-Force, i cili nuk është i qartë për tifozët.

Traileri gjithashtu nuk zbulon shumë, përveç se do të vazhdojmë të qeshim me humorin unik të aktorit amerikan.

“Ky është roli që unë jam ndier më së miri në të gjithë karrierën time”, tha aktori kohët e fundit në një intervistë me Lorraine gjersa zbuloi gjithashtu se ekziston mundësia që Hugh Jackman të ripërtërijë rolin e Wolverinet në Deadpool 3.

Ndryshe, data zyrtare e shfaqjes së filmit ende nuk është bërë e ditur, por sipas përshkrimit në trailer mund të shfaqet në vitin 2020. 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat