Aktori i njohur turk, Erkan Pettekaya do të vijë të premten në Kosovë për herë të parë

Filma

Aktori i njohur turk, Erkan Pettekaya do të vijë të premten në Kosovë për herë të parë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:44
Erkan Pettekaya

Një ndër aktorët më të njohur të kinematografisë turke, këtë javë do të vijë në Prishtinë.

Të premten, Erkan Pettekaya, apo i njohur ndryshe si ‘Xhihani’ i serialit “Fate të Kryqëzuara”, do të jetë prezent në Kosovë për herë të parë.

Ai do të jetë pjesë e promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stamboll”, që do të nisë së shpejti transmetimin në Klan Kosova.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet aktori Pettekaya, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai madje nuk ka hezituar që të shkruajë edhe në shqip, duke përshëndetur fansat shqiptarë dhe njoftuar për ardhjen e tij.

“Përshëndetje, shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e aktorit turk në Instagram.

I njëjti ka pasur një ndër rolet kryesore të serialit “Fate te Kryqëzuara”, i cili kishte shikueshmëri të madhe edhe në trevat shqiptare. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat