The Lion King arrin në Cineplexx

Filma

The Lion King arrin në Cineplexx

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:28
Filmi Lion King

Cineplexx organizon dy evente për filmin e shumë pritur “The Lion King” duke parë se interesimi është shumë i lartë nga fëmijët si dhe të rriturit.

Premiera e filmit do të jetë më 18 korrik me eventin Premiere Night duke filluar nga ora 19:00 ku pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë për të fituar njërën nga 2 pale Nike Air Force nga Intured Generation. Ndërsa më 20 korrik do të jetë eventi Dita e Familjes duke filluar nga ora 11:00 me shpërblime kryesore nga Baby Center, 5 gift cards në vlerë 40€ si dhe plot produkte falas për të gjithë fëmijët nga Prince Quick, Patos dhe Ulker.

Filmi vizatimor “The Lion King” rikthet në ekranin e madh këtë herë si Live Action. Ngjarja e filmit na dërgon në savanën Afrikane ku lind mbreti i ardhshëm, Simba mirpo jo të gjithë gëzohen per lajmin e princit të ri. Axha i tij Scar, bënë çmos të ketë mbretërinë në dorë. Beteja për mbretëri “Pride Rock” është shkatërruar me tradhti, tragjedi dhe dramë, duke rezultuar në largimin e Simbës. Me ndihmën e shokëve të rinj, Simba do të duhet të kuptojë se si të rritet dhe të marrë atë që është e drejtë e tij.

Përveç efekteve vizuale mbresëlënëse, kasta e filmit është plotë me aktorë të dashur nga publiku si ë Donald Glover,Beyonce, Seth Rogen, Alfre Woodard, Keegan-Michael Key dhe shumë yje të tjera të bashkuar nga regjisori Jon Favreau.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

? Erdhi koha.. Personin që e përmendni duhet me ardhë me i ble biletat për The Lion King më 18 korrik.??

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat