Kraja e prezanton të burgosurin politik në Kosovë

Filma

Kraja e prezanton të burgosurin politik në Kosovë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:46
Arzana Kraja

Problemet e një të burgosuri politik, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, u shfaq në edicionin e ’11 të Festivalit Pri Fest në Prishtinë. Përmes filmit “Fusha e Mëllenjave”, regjisorja Arzana Kraja ka trajtuar idealistët, që sipas saj, ekzistojnë por që aktualisht janë pa zë.

Shkumbin Istrefi është i burgosuri politik në filmin e Krajës. Atij shteti i tij nuk i dha asgjë dhe tentoi të adaptohet në një tjetër vend, por që fitoi vetëm punë krahu.

Një film i metrazhit të gjatë i cili emocionoi një sallë të tërë në Teatrit Kombëtar të Kosovës. 90 minuta histori në filmin që në asnjë skenë nuk mbetët pa një fytyrën e personazhit.

Në një intervistë për kp, Arzana Kraja tregoi që gjatë rrugëtimit të personazhit, shihet Kosova përmes syve të tij.

Kraja: Përmes syve të personazhit e shohim Kosovën

“Filmi është një rrugëtim i një ish-të burgosuri politik, një njëri i cili mbetët idealist dhe pas shumë torturave që i pëson, edhe pse i dëshpëruar prej Kosovës, pas një kohe shumë të gjatë kthehet për shkak të shkaqeve personale, mirëpo gjatë rrugëtimit e shohim edhe Kosovën përmes syve të tij”, tha ajo.

I burgosuri politik i Arzana Krajës merr rrugën për Gjermani, por kthehet përsëri në Kosovë, në fëmijërinë e tij.

Pjesë e këtij filmi janë edhe Melihate Qena dhe Luan Jaha, të cilët përballen me Shkumbin Istrefin.

Kraja u pa e emocionuar në këtë festival, i cili nisi me filmin e saj. Ajo tha se është një punë që duhet të shihet meqë në të kanë investuar edhe tatimpaguesit e Kosovës.

Ajo tregoi që ka dashur të trajtoi idealistët.

Kraja: Na duhen shumë idealistë

“Më shumë për mua ka qenë trajtimi i idealistëve, nuk është hera e parë që e them, që thuhet në përgjithësi, por na duhet më shumë idealista, dhe njerëzit që janë idealista mbetën idealista. Kështu që momentalisht veç janë pa zë, veç kjo është, sepse ende janë idealista”, tha ajo.

Nën regjinë e Arzana Krajës shfaqen aktorët: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Naser Beka, Meli Qena, Shengyl Ismajli, Irena Cahani dhe të tjerë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat