Marvel vjen me super risi, 10 filma të rinj me superheronj - Bota Sot
Marvel vjen me super risi, 10 filma të rinj me superheronj

Filma

Marvel vjen me super risi, 10 filma të rinj me superheronj

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:24
Foto

Marvel ka paralajmëruar risi dhe të paktën 10 filma të rinj me superheronj. Presidenti i studios Kevin Feige, i shoqëruar nga dhjetëra yje Hollivuudi, prezantoi risitë post-avengers në Comic Con, në San Diego.

Shumë pjesëmarrës në konventën më të madhe të kulturës pop në botë, kanë qëndruar për orë të tëra në pritje për tu njohur me të rejat. Një surprizë e madhe ishte prezantimi i fituesit të çmimit Oscar, Mahershala Ali si Blade, gjuetari i vampirëve, një rol ky i luajtur nga Ëesley Snipes në një film të 1998.

Ndërkohë, Natalie Portman, konfirmoi rikthimin e saj në një film të katërt, Thor ; Thor, dashuri dhe stuhi, duke rimarrë rolin e Jane Foster, por këtë radhë, me fuqinë e çekiçit të Thorit.

Roli i Portman bazohet në një seri librash komikë të Jason Aron, që sheh janë Foster si të fuqishmen Lady Thor, kur Thor Odison e sheh veten të pamundur për të shtrënguar sërish çekiçin e tij. Ndërkohë tek The Eternals, vijnë në role kryesore Angelina Jolie dhe Salma Hayek.

The Eternals janë qenie të fuqishme që duken si njerëz por kanë fuqi të veçanta. Filmi do të dalë nëpër kinema në nëntor të 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...