Mbyllen xhirimet e sezonit të katërt të “La casa de Papel”

Filma

Mbyllen xhirimet e sezonit të katërt të “La casa de Papel”

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:14
“La casa de Papel”

Sezoni i tretë i “La casa de Papel” regjistroi shikueshmëri të lartë në Netflix, edhe pse u publikua vetëm para një muaji.

Mirëpo, ndërsa po shijohen këto suksese, xhirimet për sezonin e katërt kanë përfunduar.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori spanjoll Alvaro Morte i cili luan në rolin e “Profesorit”.

“Dita e fundit e xhirimit të sezonit 4. Dolli për të gjithë. Për ju, ekipi më i mirë @vancouvermedia. Dhe për ju, që na shihni në të gjithë planetin. Faleminderit të gjithëve”, shkroi ai.

Megjithatë, ende nuk ka datë të saktë se kur do të publikohet sezoni i katërti këtij seriali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat