Publikohet traileri i ri i filmit “Underwater”, Kristen Stewart lufton me krijesat në thellësinë e oqeanit

Filma

Publikohet traileri i ri i filmit “Underwater”, Kristen Stewart lufton me krijesat në thellësinë e oqeanit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:35
FIlmi “Underwater”

Traileri i frikshëm i filmit të ri horror, “Underwater”, prodhuar nga “20th Century Fox”, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Nën regjinë e William Eubank, njeriu që qëndron pas trilerit “The Signal”, filmi ndjek një ekuipazh eksploruesish nënujorë, të cilët duhet të kujdesen për sigurinë pasi një tërmet shkatërron laboratorin e tyre nëntokësor.

Në film do të paraqitet edhe ylli i filmave, “Twilight”, Kristen Stewart në rolin ei Nora Pricet, një grua e guximshme dhe e fuqishme që lufton qeniet në thellësinë e oqeanit, ndërsa anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë edhe Vincent Cassel, Jessica Henwick, Mamoudou Athie, T.J. Miller dhe Gunner Wright.

Filmi përqendrohet në një ekip shkencëtarësh nënujorë që përpiqen të mbijetojnë nga katastrofa që pllakosi laboratorin e tyre nënujor dhe rreziqet që iu sjellin thellësitë e fshehura dhe të errëta të detit. Rreziku me të cilin përballen duket mjaft i frikshëm dhe shumë i vështirë për tu kapërcyer.

Duke gjykuar nga traileri, me historinë e tensionuar në film, audienca po pret edhe vizione e efekte interesante, realiste dhe të frikshme që do t’u japin atyre një përshtypje të vërtetë të jetës në oqean.

Kualiteti cilësor i kastit si dhe vendosja e filmit premton një përvojë të mirë të mbushur me një atmosferë klaustrofobike në thellësi të detit. Filmi është vendosur të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave më 10 Janar të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat