Fansat mendojnë se Walter White do të rikthehet në “El Camino: A Breaking Bad Movie”

Filma

Fansat mendojnë se Walter White do të rikthehet në “El Camino: A Breaking Bad Movie”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:23
Filmi “El Camino: A Breaking Bad Movie”

Të shtunën është publikuar traileri i filmit “El Camino: A Breaking Bad Movie”.

Ky film, i cili për pak ditë ka kaluar mbi katër milionë klikime në YouTube, mezi po pritet që të lansohet në muajin tetor.

Ndërkaq, pas publikimit të trailerit, fansat besojnë se Walter White është gjallë dhe se do ketë një rikthim të tij.

Mirëpo, kjo nuk i ka ndaluar disa njerëz të flasin për kë mendojnë ata se mund të kthehen në ekranet tona, përfshirë edhe protagonistin origjinal të serialit, Walter White.

Edhe pse ai është vrarë nga fundi i sezonit të pestë, shikuesit besojnë se ai në të vërtetë nuk ka vdekur.

Një person shkroi në Twitter: “A jam unë i vetmi që mendon se Walter White është gjallë dhe do të kthehet në film?”.

Një tjetër tha: “Unë me të vërtetë mendoj se Walter White është akoma gjallë. Dua të them se a i kemi dëgjuar ndonjëherë ata duke thënë se ai kishte vdekur? Ne thjesht supozuam se ai ishte”.

Disa fansa të tjerë vlerësojnë se do të ishte ‘e kotë’ të shohësh një rikthim të Heisenberg. Njëri shkroi: “Për mua më mirë nëse nuk e shoh atë , ai do të ishte në burg përgjithmonë”.

Një person tjetër shtoi: “Vendorët që duan Walter White të jetë akoma gjallë, do të ishte thjesht e pakuptimtë?”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat