Neymar do të jetë pjesë e sezonit të katërt të “La Casa de Papel”

Filma

Neymar do të jetë pjesë e sezonit të katërt të “La Casa de Papel”

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:53
Neymar pjese e serialit “La Casa de Papel”

Seriali i famshëm “La Casa de Papel” njoftoi pak ditë më parë se ka përfunduar xhirimet e sezonit të katërt.

Tashmë, faqja zyrtare e serialit më të shikuar të “Netflix”, në Instagram ka zbuluar edhe një nga befasitë më të këndshme që ka rezervuar për shikuesit në sezonin e katërt.

Bëhet pjesë për futbollistin e famshëm brazilian, Neymar, i cili do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në sezonin e ri të “La Casa de Papel”, shkruan e përditshmja spanjolle 20 minutos, transmeton Telegrafi.

Futbollisti i lindur në vitin 1992, në nëntorin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi ku shfaqej me kostumin e kuq të hajdutëve, dhe maskën e tyre karakteristike në fytyrë.

Duket se ai paska qenë duke paralajmëruar që tashmë do t’i futet edhe rrugës së aktrimit, dhe atë do ta bëjë në një prej serialeve më të ndjekura të dekadës.

Prodhimi Spanjoll, i cili trajton temën e një bande hajdutësh gjatë disa vjedhjeve, theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë botën gjatë shtatë ditëve pas premierës së tij.

Skenat e lojtarit brazilian, i cili do të shfaqet për herë të parë në seri, janë xhiruar në fillim të vitit.

Neymar është vetëm një nga emrat në listën e të famshëmve të infektuar nga ethet e “La casa de Papel”: përveç futbollistit, shkrimtari Stephen King , fituesja i Eurovision 2018, Netta, janë disa nga merat që kanë treguar se janë shumë të lidhur me këtë serial, dhe do të pranonin të luanin në një ndonjë prej episodeve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat