Disney konfirmon: Ewan McGregor kthehet si Obi-Wan Kenobi në serialin “Star Wars”

Filma

Disney konfirmon: Ewan McGregor kthehet si Obi-Wan Kenobi në serialin “Star Wars”

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:55
Ewan McGregor

Shërbimi i ri Disney + ka konfirmuar se do të fillojë të ketë një seri në lidhje me personazhin imagjinar, Obi Wan Kenobi të ekskluzivitetit “Star Wars” nga viti 2020 e tutje.

Rolin legjendar të Jedi Master do ta luajë Ewan McGregor, i cili tashmë në gjashtë vitet e kaluara dhe tre filma ka mëshiruar Obi Kenobi, mentorin e Luke Skywalker dhe babanë e tij, Anakin Skywalker.

McGregor mohoi thashethemet vitin e kaluar për xhirimin e serialit, por tani ka konfirmuar që skenari ishte shkruar dhe se filmimet do të fillojnë së shpejti.

Sidoqoftë, nuk dihet shumë për veprimin e serialit, përveç se si do të mbushë periudha midis dy pjesëve të filmit, “Hakmarrja e Sithit” dhe “Një shpresë e re”.

Seria e re do të transmetohet në shërbimin e transmetimit Disney +. Megjithëse nuk dihet ende se çfarë do të përmbajë seriali, miliona tifozë të “Star Wars” janë të entuziazmuar nga fakti që do ta shohin sërish Ewan McGregorin si Obi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat